Është prezantuar një variant i konvertueshëm i super-veturës T.33 të Gordon Murray Automotive, teksa veturës GMA T.33 Spider iu hoqën “mbulesat” gjatë javës.
Gordon Murray, truri i McLaren F1 dhe projektuesi legjendar i veturave garuese, T.33 Spider i GMA është pothuajse identik me “coupe-n” T.33 me çati fikse të prezantuar në shkurt 2022, megjithëse u jep pronarëve avantazhin e shtuar për të qenë në gjendje të ngasin me hapësirë të pafundme për kokën, shkruan Drive, përcjellë Katror.info.
Me një trup me fibër karboni dhe monokok, GMA T.33 Spider peshon 1108 kg – deri në 18 kilogram më tepër se sa super-vetura “coupe” – ndërsa dy panelet e tij të çatisë mund të ruhen në hapësirën e bagazhit të përparmë prej 115 litrash kur nuk janë të lidhura me makinën, raporton Drive.
Me çatinë të ulur, pasagjerët e GMA T.33 Spider mund të shijojnë motorin e tij të zhurmshëm 3.9 litra V12 Cosworth – i aftë për të zhvilluar deri në 454 kW, apo me 10,250 rrotullime për minutë, dhe 451 njuton metër – i cili dërgon fuqinë në rrotat e pasme përmes një transmisioni manual me gjashtë shpejtësi.
Teksa më parë e ofroi “coupe-në” T33 me një transmision automatik me gjashtë shpejtësi, opsioni me dy pedale është hequr për shkak të kërkesës së ulët.
Ashtu si me “coupe-në”, GMA T.33 Spider ka hapësirë shtesë ruajtjeje nën panelet e tij të pasme, me një kapacitet deri në 90 litra bagazh në çdo cep.
Interieri i T.33 Spider është e pajisur me tapiceri lëkure dhe kamoshi, si dhe një sërë pjesësh dhe theksimesh me ngjyrë alumini.
Pavarësisht pamjes së saj të “zhveshur”, super-vetura e konvertueshme është e pajisur me një sistem kontrolli klimatik dhe info-argëtim, duke përfshirë Apple CarPlay dhe Android Auto me teknologji “wireless”. /Katror.info