Emily Ratajkowski nuk është më aktore. 31-vjeçarja foli për vendimin e saj për të lënë aktrimin në një intervistë të realizuar së fundmi.
Emily bëri debutimin e saj në filmin e vitit 2014, “Gone Girl” dhe u pa gjithashtu në filmat “We Are Your Friends” të vitit 2015 dhe “I Feel Pretty” të vitit 2018. Ajo fitoi famë në vitin 2013 pasi u shfaq në videoklipin e këngës “Blurred Lines” të Robin Thicke.
Por cila është arsyeja?
“Nuk më pëlqente”.
Emily shpresonte të bëhej një “aktore serioze” pasi u shfaq në “Gone Girl”, por ajo përfundimisht pushoi agjentin, përfaqësuesin komercial dhe menaxherin e saj në vitin 2020.
“Unë nuk u besova atyre. Unë thosha: Unë mund të përballoj marrjen e telefonatave. Unë do t’i marr këto vendime. Asnjëri prej jush nuk e ka në zemër interesin tim më të mirë. Dhe të gjithë ju i urreni gratë”, tha ajo.
Emily tha për median se audicioni i saj i fundit ishte për filmin e nominuar për Oscar “Triangle of Sadness”. /Katror.info