PriFest prezenatoi sot listën e programit në Garën e Filmave të Shkurtër.
Kjo përzgjedhje përfshinë 2 premiera botërore, 1 premier rajonale dhe 4 premiera kosovare.
MOTËR
Filmi “Motër” nga Dorenina Imeri, Zvicër/ Premiera në Kosovë (14 min).
Një familje shqiptare lufton për të qëndruar në këmbë dhe për t’u integruar në shoqëri në Zvicër. Vështirësitë në mësime të vajzës së vogël e vendosin familjen para një sfide shtesë. Prindërve u mungon koha dhe paratë për t’i mbështetur vajzat e tyre në mësime. Që të mos e rëndojë edhe më tepër familjen, motra e madhe e familjes emigrante merr përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe i vendos nevojat e saj në plan të dytë.
HOME OF THE HEART
Filmi “Home of the Heart” nga Sarah Saidan, Francë/ Premiera në Kosovë (14 min).
Omid është një emigrant iranian që erdhi në Francë me familjen e tij. Një mbrëmje, në rrugë, ai sulmohet dhe goditet me thikë në zemër. Në spital, diagnoza është zyrtare: nuk ka zemër. A e ka lënë zemrën mbrapa në Iran?
PLEASE HOLD THE LINE
“Please Hold the Line” nga Tan Ce Ding, Malajzi/ Premiera në Kosovë (18 min).
Një operatore e re e telefonatave bie në një dilemë morale teksa përjeton një situatë që ia ndryshon jetën.
NËNUNË
“Nënunë” nga Adrian Asllani, Kosovë; Zvicër/ Premierë Botërore (15 min).
Në një shtëpi të izoluar, një krijues i pasionuar kukullash jeton vetëm me djalin e tij të sëmurë. Djalin nuk e zë gjumi dhe frikësohet se mbreti me të zeza do të vijë ta marrë. Babai është i sigurt se këto janë ankthe derisa dyert e mbyllura papritur shpërthejnë vetë.
ROADTRIPPER
“Roadtripper” nga Christophe Granger, Francë/ Premierë Rajonale (21 min).
Nino, 19 vjeç, është një nomad rrugësh. Çdo vit, mezi pret verën dhe diellin për të shkuar në një udhëtim në të gjithë vendin dhe për të fjetur jashtë. Një ditë, ai takon Sarën në një pikë pushimi.
FRIDA
“Frida” nga Aleksandra Odić, Gjermani/ Premiera në Kosovë (23 min).
Një takim mes një infermiereje të re dhe pacientes së saj në të njëjtën moshë, Frida, në kufirin e distancës profesionale dhe dëshirës për afërsi.
PALMA
“Palma” nga Gabriel Camaj, Mali i Zi/ Premierë Botërore (23 min).
Një vajzë e re me emrin Ana dhe babai i saj udhëheqin një furrë buke prej disa vitesh. Që kur i ka vdekur gruaja (nëna e Anës), ai ka frikë mbetë vetëm, ndaj përpiqet ta kontrollojë Anën dhe zakonisht e mbingarkon me punë. Kjo e detyron Anën të planifikojë një arratisje nga babai i saj, duke planifikuar të largohet me të dashurin e saj. Ajo ka kursyer para për 6 vjet dhe tani më në fund duket se mund të largohet.
Edicioni i 15-të i PriFest nis nga data 12-17 shtator./Katror.info