PriFest, në bashkëpunim me Qendrën Alternative Kulturore @7arte_cc, nis nismën vjetore MOVING CINEMA, duke afruar kinemanë e pavarur dhe filmat më të vlerësuar ndërkombëtarisht për publikun në qytete të ndryshme të Kosovës.
Sonte, më 5 nëntor 2025, nga ora 19:00 në 7ARTE Mitrovicë, qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë tre filma të shkurtër që sjellin histori të fuqishme dhe emocionale nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, SHBA dhe Franca:
WE HAD FUN (C’était bien) – Francë, 18 min, regjisore: Linda Lô
Një histori e ngrohtë dhe prekëse mbi fëmijërinë, mungesën dhe guximin për të ëndërruar, e vendosur në Bordeaux, 1987.
THREE KEENINGS – Mbretëria e Bashkuar / Irlanda / SHBA, 10 min, regjisori: Oliver McGoldrick
Një aktor i papunë përballet me rolin e pazakontë të një vajtuesi profesionist, duke eksploruar kufijtë mes artit dhe dhimbjes.
ONE PUNCH – Mbretëria e Bashkuar, 10 min, regjisori: Huse Monfaradi
Një dramë e fuqishme mbi fajin, humbjen dhe mundësinë e faljes, e vendosur në një realitet të shënuar nga dhuna dhe pendesa.
Programi MOVING CINEMA është pjesë e përkushtimit të PriFest për të promovuar filma të pavarur dhe zëra të rinj nga mbarë bota, duke afruar kinemanë më pranë publikut kosovar. Hyrja është falas.
Për më shumë informacione, ndiqni njoftimet e ardhshme të PriFest./Katror.info
















