Drejtori për Sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova e ka dhënë lajmin e mirë për kryeqytetin, i cili do të pasurohet me disa fusha, të cilat do të rinovohen dhe do të transformohen në pjesë të ndryshme.
Rugova i ka inspektuar fushat lagje më lagje, të cilat konsideron se janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa ai po e nis projektin e radhës për rregullimin e tyre.
Drejtori Rugova është i vendosur të ofrojë sa më shumë mundësi për prishtinasit që të merren me sport./Katror.info