PriFest ka hapur aplikimet për edicionin e Prishtina Kino Kabaret 2025, pjesë e rrjetit ndërkombëtar Kino Kabaret Network.
Ky projekt ofron një përvojë unike të filmbërjes, duke bashkuar të rinj nga rajoni për të krijuar filma të shkurtër brenda pak ditësh, duke kombinuar kreativitetin dhe punën ekipore.

Programi mbahet në Prishtinë, Kosovë, nga 2–8 Dhjetor 2025, ndërsa shfaqja e filmave të realizuar do të bëhet më 9 Dhjetor në Kino Armata.
Kjo mundësi është e hapur për filmbërës të rinj, aktorë, regjisorë, producentë dhe entuziastë të filmit të moshës 16–28 vjeç.
Për ata që nuk jetojnë në Prishtinë, PriFest do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për pjesëmarrësit e përzgjedhur.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar aftësi praktike, për të krijuar rrjete profesionale dhe për të shfaqur talentin në një skenë ndërkombëtare të filmbërjes./AP/Katror.info











