katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë
    1 hour ago
    Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim
    3 hours ago
    Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve
    3 hours ago
    Moti sot në Kosovë
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rritje e ndjeshme e interesimit për blerje të patundshmërive në Kosovë
    1 hour ago
    Ministria e Arsimit pritet t’i subvencionojë prindërit për blerjen e librave shkollorë edhe këtë vit
    2 hours ago
    Edhe këtë vit ndjekësit e Sunny Hill do të kenë transport falas me Trafik Urban 
    2 hours ago
    Drin Shaqiri me super-debutim me NAVI-n në CS
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
    3 hours ago
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    1 day ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    2 hours ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    23 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Prishtina – mix mes kulturës, jetës së natës e modernitetit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YTLajme të mira

Prishtina – mix mes kulturës, jetës së natës e modernitetit

Last updated: 10/08/2023 12:25 PM
305 Shikime
Shpërndaje
Foto: Arben Llapashtica
Foto: Arben Llapashtica

Prishtina, një qendër urbane që tret brenda vetes kulturën, modernitetin, me diversitetin e saj dhe një  gastroskenë të  zhvilluar, është destinacioni i ëndrrave për të rinjtë, diasporën dhe turistët e huaj. Ky qytet ka aftësinë për të plotësuar çdo kërkesë dhe për të shijuar çdo moment në një mënyrë të veçantë. Shumëllojshmëria dhe freskia e kuzhinave, bukuria e lokaliteteve dhe mikpritja e shkëlqyeshme janë thelbi i Prishtinës, duke e bërë atë një vend frymëzues për të gjithë ata që janë të gatshëm të shijojnë një jetë të plotë, të lumtur dhe të ndjeshme në mes të këtij metropoli të jashtëzakonshëm. 

Foto: Albinfo
Foto: Albinfo

Kryeqyteti i Kosovës, aty ku ndodhen një seri institucionesh shtetërore e ekonomike, akademike e sociale, shquhet si një fole e rinisë kosovare ku jeta zhvillohet në ritmin e shpejtë të kohës së sotme. 

Padyshim në gjithë fluksin e dinamikës së saj, rol të veçantë kanë hapësirat, lokalet që shpeshherë janë të stërmbushura me klientë, por sigurisht jo pa arsye. Me një spektër të gjerë vendesh të frekuentuara për të ngrënë, pirë kafe, dhe shijuar atmosferën e jetës gjatë ditës por edhe natës, ky kryeqytet ofron një eksperiencë të jashtëzakonshme për të gjithë vizitorët. Le të hedhim një vështrim më të përafërt në disa nga vendet më të famshme në qendrën e Prishtinës, të cilat janë shpërfaqja e energjisë së këtij qyteti që frymon me gjallëri.  

Mundesh me e lexu edhe…

Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë

Për shijet e të gjithëve 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në zemër të Prishtinës, tek sheshi Zahir Pajaziti dhe Nëna Tereza, gjenden një sërë lokalesh që gëzojnë një popullaritet të madh, kjo për shkak se gjatë ditës ka një qarkullim më të dendur të banorëve që jetojnë e punojnë në atë zonë. Këto vende moderne janë destinacione të preferuara të diasporës dhe turistëve të huaj. Për të ngrënë, ju mund të gjeni kuzhina më të lehta, ushqime të shpejta me një influencë moderne. Menytë e tyre janë të pasura me zgjedhje të shijshme dhe mjafton të provoni disa nga pjatat e tyre për të gjetur shijen më të përsosur për ju. 

Foto: Albinfo
Foto: Albinfo

Pas një shujte të shijshme, është koha për të shijuar një filxhan kafe apo një gotë vere të zgjedhur me kujdes. Në rrugën  Rexhep Luci, ju do të gjeni lokale të veçanta të kafeve dhe winebar-ve që ofrojnë një ambient të bukur dhe relaksues. Ambiente të përsosura me detaje magjepsëse si nga shërbimi ashtu dhe për nga stafi profesional e miqësor, ku zhvillohet një atmosferë që ju fton të ndiheni mirë dhe kaloni kohën me shije e hare.  

“Kafet e rakisë” 

Për ata që kërkojnë shijet autentike të birrave artizanale dhe rakive me karakter, në shtegun e ngushtë të rrugës 2 korriku, zënë vend disa prej lokaleve ku vërehet qartazi kultura e pijes ndër vite. Të ashtuquajtura “kafet e rakisë” i japin qytetit një ngjyre tipike qytetarie me traditë të vjetër. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në një prej rrugëve më të ngarkuara me trafik, atë të “dëshmorët e kombit” tek lagjja Ulpiana, po ashtu mund të gjejmë bar-resturante të cilët ofrojnë menu të lloj-llojshme, nga kuzhinat më internacionale e deri tek pijet më të servuara të çdo shujte. 

Të qenët një qytet-qendër, në gjithë fluksin e jetës dinamike, e bukura e këtyre lokaleve është që në çdo cep, rrugë e lagje, banuesit dhe vizitorët do të kenë mundësinë e përzgjedhjes se ku dëshirojnë të kalojnë pak momente nga koha e tyre, në varësi nga shijet personale të secilit.  

Jeta e natës 

Por në fund të ditës, magjisë së jetës së natës në Prishtinë rrallë kush mund t’i rezistojë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Albinfo
Foto: Albinfo

Prishtina shkëlqen edhe në mbrëmje, kur atmosfera e qytetit ndizet me dritat e jashtme dhe zhurmën e muzikës. Në rrugën “Fehmi Agani” dhe gjatë viteve të fundit atraksioni i rrugës B, janë pozicionuar lokalitetet më të popullarizuara për të festuar mbrëmjeve të vona, para se hapat t’i dërgojnë drejtë klubeve të natës, aty ku atmosfera e krijuar nga elita e showbizit, me një publik të pasionuar pas muzikës, vallëzimit e dëfrimit vazhdon deri në orët e para të mëngjesit. 

Gjatë verës, këto vende shërbejnë si pikë takimi për të rinjtë e Prishtinës dhe për vizitorët e huaj, të cilët kërkojnë argëtim dhe ndjenjë të lirë në atmosferën e zhurmshme dhe të këndshme të mbrëmjeve. 

Të gjitha i gjeni në Prishtinë 

Laramania e lokaleve, përhap një ndjenjë të pakrahasueshme, duke dhënë mundësi që të përjetoni një eksperiencë të re çdo herë që hyni në një lokal të ri. Ju mund të gjeni vendet simpatike për të pirë kafen e mëngjesit poshtë pallatit, lokalet më serioze për të kaluar drekën me koleget afër objektit të punës, restorantet familjare për një darkë me një tavolinë të shtruar sipas traditës, baret e vogla në cep të lagjes dhe pabet elitare në zonat luksoze të këtij qyteti. Dekorimet moderne, interieri dhe detajet e frymëzuara që simbolizojnë gjallëri dhe modernitet ndihmojnë në krijimin e një ambienti të jashtëzakonshëm që nuk do të harrohet lehtë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me një sharm ku mbizoteron e bukura, në çfarëdolloj koncepti të saj, gastronomia e ka ngritur Prishtinën në dimensione të një kryeqyteti unik, për atmosferën dhe “lifestyle”-in e veçantë te saj. 

Çmimet e përgjithshme janë të arsyeshme dhe variojnë në përputhje me kualitetin dhe reputacionin e lokalit, duke u dhënë mundësi të gjithëve të provojnë shijen e Prishtinës pa kufizime buxhetore. 

Secila ditë, një festë më vete 

Gastronomia e Prishtinës është një kullë e shijes së krijuar me pasion dhe traditë, që bën që çdo ditë të jetë një festë e vërtetë për shijen e zemrës. Një përvojë që duhet përjetuar, një vend që duhet vizituar. 

N’Prishtinë, aty ku çdokush të thotë “hajde pimë kafe”. /Katror.info

Marrë nga Albinfo.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Hulumtimi i UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dje Klina regjistroi temperaturë mbi 42 gradë Celsius, edhe sot do jetë vapë
TAGGED:gastronomiajeta e natesKatrori ytlajme të miratop3Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Gazeta Sia Revista ‘Archeo’ jehonë Butrintit, pjesë e itinerarit të certifikuar nga Këshilli i Europës
Artikulli i ardhshëm Foto: Po.al Turizëm elitar në Shqipëri, rritet numri i mjeteve luksoze lundruese

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Rritje e ndjeshme e interesimit për blerje të patundshmërive në Kosovë

1 Shikim
Lajme të mira

Ministria e Arsimit pritet t’i subvencionojë prindërit për blerjen e librave shkollorë edhe këtë vit

2 Shikime
Lajme të mira

Edhe këtë vit ndjekësit e Sunny Hill do të kenë transport falas me Trafik Urban 

1 Shikim
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?