Në bazë të një publikimi të Prishtina Numbeo”, që është databazë e cila merret me kalkulime të kostos së jetesës nëpër botë, Prishtina del të jetë qyteti më i lirë në Ballkan dhe ndër më të lirët në Evropë.
Sipas indeksit të kostos së jetesë, Prishtina zë vendin e pestë në Evropë me 29.8 pikë, më të lira janë renditur vetëm qytetet ukrainase si Kharkiv (24.8), Lviv (26.2), Odesa (26.6) dhe Dnipro (26.6).
Tirana është e 41-ta prej më të lirave me 39.9 indeks.
Për kosto të qirasë më e lira në Evropës, sipas Numbeos është Tuzla e Bosnjë-Hercegovinës me indeks 5.8. Prishtina është e 18-ta prej më të lirave me indeks 29.8.
Ndërkohë për çmime të gjërave ushqimore, Prishtina zë vendin e pestë prej më të lirave me indeks 25.1.
E për indeksin e çmimeve të restoranteve Prishtina zë vendin e katërt (23.6). Më lirë janë vetëm Kharkivi, Lvivi e Odessa, të tria të Ukrainës.
Sipas Numbeos, qyteti me koston më të lartë të jetesës është Bazeli i Zvicrës, pasuar nga Cyrihu, dhe qytetet tjera zvicerane si Lozana, Zug, Berni dhe Gjeneva.