Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se parkingjet në kryeqytet tashmë do të monitorohen online, duke e bërë më të lehtë për qytetarët të gjejnë vende të lira për parkim, shkruan Katror.info.
Rama ka theksuar se sistemi i ri do t’i lejojë të gjithë të kontrollojnë në kohë reale disponueshmërinë e parkingjeve përmes tabeleve digjitale të vendosura në fillim të rrugëve. “S’ka mo me u sill nëpër qytet me lyp parking? Tash parkingjet monitorohen online edhe secili prej jush mundet me pa a ka vende të lira apo jo,” ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Ky sistem synon të reduktojë trafikun dhe stresin e qytetarëve gjatë kërkimit për parkim, duke e bërë Prishtinën më moderne dhe të lehtë për t’u lëvizur./Katror.info