“Prishtinë 2002” me regji të Trëndelina Halilit do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Clermont-Ferrand.
“Leti, një adoleshente, fillon të shndërrohet në një karakter të ri për t’i bërë përshtypje shoqes së saj Donës, e cila është shumë imponuese. Përpjekja e Letit për të humbur veten në këtë karakter të ri, e bën atë të ndeshet me diçka të papritur”, këtë njoftim e ka bërë vetë Kandërr films përmes një njoftimi në Instagram.
Ky është një film i shkurtër i prodhuar nga Ermal Gerdovci – Kandërr films dhe i mbështetur nga QKK dhe komuna e Prishtinës.
“Ne dëshirojmë të falënderojmë kastin dhe ekipin tonë të jashtëzakonshëm për punën e tyre”.
Prej 6,350 filmave, “Prishtinë 2002” është në mesin e 78 filmave të përzgjedhur nga 52 vende të botës
Kujtojmë se Clermont-Ferrand është një festival ndërkombëtar i filmit kushtuar filmave të shkurtër që mbahet çdo vit në Clermont-Ferrand të Francës.