Pas turneut të suksesshëm në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, Itali e Bosnjë dhe Hercegovinë, shfaqja nga Kosova ‘The Handke Project’ do të shfaqet në teatrin e Dortmundit në Gjermani, në datat 16 dhe 17 dhjetor, 2022, nga ora 20:00.
E shkruar nga Jeton Neziraj dhe në regji të Blerta Nezirajt, në shfaqje luajnë një kastë e evropiane e aktorëve, ndër ta edhe aktori i mirënjohur shqiptar Arben Bajraktaraj, aktorët nga Kosova Adrian Morina e Verona Koxha, aktorja nga Bosnja e Hercegovina Ejla Bavćić, aktori shqiptaro-italian Klaus Martini si dhe aktorja nga Mali i Zi Anja Drljević.
The Handke Project, fokusohet në ekspozimin se si çmohet dhe promovohet arti atëherë kur i tejkalon kufijtë e dinjitetit themelor njerëzor, humanizmit dhe etikës.
The Handke Project është produksion i Qendrës Multimedia, në bashkëpunim me Mittelfest & Teatro della Pergola (Itali); Teatrin e Dortmundit (Gjermani); Teatrin Kombëtar të Sarajevës & Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Scene MESS (Bosnjë dhe Hercegovinë).