Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA mund të bëjë ndryshime në Kampionatet e ardhshme Botërore.
FIFA është duke e rishikuar formatin për Botërorin e ardhshëm, i cili fillimisht ishte planifikuar të ketë 16 grupe me nga tre kombëtare, për shkak të suksesit që ka sjellë edicioni aktual i “Katar 2022”.
Njëra nga opsionet që po konsiderohet është të jenë nga 12 grupe me katër kombëtare, ku tetë më të mirat të pozicionuara në vendin e tretë do të kualifikohen drejt fazës eliminatore.