Producenti i njohur, Angelo Doc Velasquez ka ardhur për ta vizituar kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.
Angelos Doc Velasquez është pritur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ku shprehu fjalë mbresëlënëse për zhvillimin e hovshëm të Tiranës.
Ai prononcimin për medie e nisi me një shaka duke e cilësuar Tiranën vend më të sigurt se vendlindja e tij.
Gjithashtu hit-mekeri i njohur nuk ngurroi ta përmendte: “mikëpritja e qytetarëve, tregu muzikor, nga ajo çka po mësoj për skenën muzikore këtu, duket të jetë e mrekullueshme”, shtoi ndër të tjera Doc Velasquez.
“Qyteti është i mrekullueshëm, kudo që po shkoj, si turist, po ndihem shumë mirë, i sigurt, rehatshëm, po ndiej shumë pozitivitet, pasion e dashuri” shtoi tutje ai për Tiranën.
Edhe Kryebashkiaku pati fjalë të mira për producentin duke e quajtur, “një nga artistët me të arritur dhe një nga njerëzit që kanë prodhuar mentorë për shumë artsitë”, vlerësoi Veliaj.
Producenti i famshëm amerikan, Angelo Doc Velasquez i cili vjen në kryeqytetin shqiptar për festivalin “Kënga Magjike”, në shenjë mirënjohjeje, Veliaj i dhuroi artistit “Kullën e Sahatit të Tiranës”./Katror.info