Profesoresha Hasnije Ilazi ngjiti majat me të larta në Kilimanxharo në kontinentin Afrikan.
Pika më e lartë është në lartësinë 5895 metra.
Hasnije Ilazi është profesoreshë e filozofisë në Fakultetin Filozofik të UP-së, ndërkaq ngjitja për kauzë kishte ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë, me theks të veçantë në UP.
Kilimanxharo është mali më i lartë në Afrikë, ndërkaq ka prejardhje vullkanike. Gjendet në verilindje të Tanzanisë, në kufi me Keninë.
Është i përbërë nga tri vullkane Shira, Mavenzi dhe Kibo. maja më e lartë Uhuru gjindet në 5896m lartësi mbidetare, në maje të kraterit të mesëm vullkanik Kibo me diametër 2500m dhe thellësi 180m.
Për herë të parë është pushtuar në vitin 1889. Vendbanimi Moshi në shpatijet jugore është vendnisja për t’u ngjitur në Kilimanxharo.Majet e tjera malore janë Mavenzi, 5355m dhe Meru, 4566m./Katror.info