Kanë vijuar aktivitetet e programit ‘Arti në shkolla’, këtë herë në shkollat fillore të komunës së Vitisë, Kamenicës dhe Mitrovicës.
“Përmes programit ‘Arti në shkolla’, mbi 500 nxënës nga 12 shkolla fillore të komunës së Vitisë, Kamenicës dhe Mitrovicës ndoqën të parët fragmente nga opera ‘Goca e Kaçanikut’, produksion i Operës së Kosovës.
Këtë të premte jepet premiera e operës ndërsa repriza të dielën.
Biletat për reprizë e cila shfaqet më 25 shkurt mund t’i blini në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë (te Pallati i Rinisë dhe Sportit),” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Në këtë projekt përfshihen: orë të veçanta të artit të cilat do të sjellin artistin në klasën shkollore; Vizitat direkte në institucionet kulturore dhe në monumente të trashëgimisë kulturore; Organizmin e nxënësve për pjesëmarrje në shfaqje të ndryshme artisike; Themelimin e art klubeve në shkolla, që do të shërbejnë si platforma për aktivizmin e nxënësve që shprehin interesim dhe talent në cilëndo gjini të caktuar artistike: lexim, teatër, muzikë, trashëgimi kulturore apo të tjera./Katror.info