Programi OriginAL ka ndryshuar mënyrën se si të rinjtë shqiptarë të diasporës lidhën me kulturën, trashëgiminë dhe vendet e tyre të origjinës, shkruan Katror.info.
Në një postim në ‘Facebook’, Kryeministri Kurti ka shkruar se ky program ofron një përvojë unike dyjavore në Kosovë dhe Shqipëri.
“Në tri vitet e para, ky program ka sjellë 150 të rinj nga 25 shtete, duke u ofruar një përvojë unike dyjavore në Kosovë dhe Shqipëri. Pjesëmarrësit eksplorojnë vendet kyçe të historisë dhe trashëgimisë sonë, marrin pjesë në ngjarje kulturore dhe artistike dhe krijojnë lidhje të reja me bashkëmoshatarët e tyre”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai vuri në dukej se në vitin e katërt të programit, orgnizata GERMIN ka hapur thirrjen për 120 pjesëmarrës të OriginAL 2025, që është një mundësi transformuese për të rinjtë shqiptarë 18-24 vjeç nga e gjithë bota.
Në fund bëhet e ditur se aplikimet janë të hapura deri më 31 mars./Katror.info