Arti, kultura dhe sportet duket se kanë vëmendjen maksimale nga qeveria e Kosovës, e cila siç pohoi në “Shqip” ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, janë fusha të cilat nuk mund t’i lihen më iniciativave privatë apo rastësisë.
Ai theksoi se Kosova po investon 12 milionë euro në xhudo, sport që i ka dhuruar Kosovës 3 medalje olimpike.
“Beteja është të kemi medalje jo vetëm nga xhudo, por edhe nga ndonjë sport tjetër.” tha Hajrulla Çeku në një intervistë
“Ne nuk guxojmë t’ia lëmë rastësisë këtë gjë, ndaj kemi nisur programin e xhudos, për pesë vite program strategjik po investojmë 12 milionë euro për xhudo në infrastrukturë dhe kapacitete profesionale dhe masivizimin e xhudos nëpër shkolla. Ky është investim i veçantë në xhudo. E kemi prioritet, sepse aty kemi më shumë talente”, tha Çeku në Shqip me Rudina XHungën./Katror.info
