katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Shoqëria civile reagon rreth procesit të votimit të Projektligjit për Buxhetin
    45 minutes ago
    Dita Botërore e Qyteteve 2025: “Qytete inteligjente të përqendruara te njerëzit
    56 minutes ago
    Pse bëkan koalicionet nëpër komuna, e jo edhe për qeveri?
    1 hour ago
    Sveçla në Forumin e përbashkët të BE-së dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Instrumente të reja muzikore për 29 institucione kulturore dhe arsimore në Kosovë
    2 hours ago
    Kirurgët turq sjellin përvojë të avancuar në Klinikën Torakale në Prishtinë
    3 hours ago
    Paga minimale 500 euro, rritet në dy hapa nga janari në korrik 2026
    3 hours ago
    Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani” rifunksionalizohet për aktivitete
    6 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Asnjë këngë rap në Top 40 për herë të parë pas 35 vitesh
    1 day ago
    Festivali i Këngës në RTK rikthehet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    2 days ago
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
    2 days ago
    Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur nën 30-vjeç në Mbretëri të Bashkuar
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    4 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    4 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 week ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    3 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    1 week ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    1 week ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    2 hours ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    1 day ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    1 day ago
    TTW: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të Trashëgimisë Botërore
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Projekti 700 mijë euro për zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Projekti 700 mijë euro për zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës

Last updated: 31/10/2025 8:15 AM
5 Shikime
Shpërndaje
Foto: Klan Kosova

Kryetari i Unionit të Afaristëve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Xhelal Mehmeti, ka njoftuar se më 7 nëntor do të mbahet konferenca e tretë me radhë “Ekonomia shpëton Luginën”, ku do të vendoset edhe gurthemeli i një projekti gjigand ekonomik — pika grumbulluese për produktet bujqësore në Luginë.

Mehmeti tha se në këtë konferencë pritet të përmbyllet faza e parë e projektit që kap vlerën prej mbi 700 mijë eurosh dhe që po bashkon 100 aksionarë shqiptarë nga mbarë rajoni dhe diaspora.

“Kjo është konferenca e tretë me radhë, ashtu si dy konferencat e para, është “Ekonomia Shpëton Luginën”. Për dallim nga dy konferencat e kaluara kjo është një konferencë ku do të mbahet me panelistë, nuk do të ketë tryezë, dhe në këtë konferencë, nga konkluzionet e dy konferencave të para, kemi një projekt gjigand për ne në Luginë, ku do të vendoset edhe gurthemeli i pikës grumbulluese. Konferenca mbahet më 7 nëntor nga ora 10:00. Janë të ftuar gjithë afaristët dhe Odat Ekonomike të gjitha shteteve ballkanike”, tha ai.

Mundesh me e lexu edhe…

Mehmeti theksoi se ideja për këtë nismë ekonomike daton që nga viti 2023, me themelimin e Unionit të Afaristëve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Fillimisht ideja ka qenë qysh në vitin 2023 kur edhe është themeluar Unioni i Afaristëve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Gjithsesi na është dashur që të bëjmë një avancim të bizneseve afariste dhe të Luginës së Preshevës i ka munguar një organizatë e tillë, dhe ne e kemi marrë iniciativën dhe kemi gjetur një përkrahje të madhe si në aspektin e politikës lokale dhe të dy qeverive – asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë. Gjithsesi neve na kanë përkrahur Odat Ekonomike si në Kosovë, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Po ashtu edhe rrjeti i bizneseve globale shqiptare, ku edhe unë jam pjesë e kryesisë së rrjetit, dhe nga dy konferencat e kaluar kemi pasur një eksperiencë jashtëzakonisht të mirë sepse kanë marrë pjesë dhjetëra biznese nga diaspora dhe biznese të mëdha si nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria”, tha ai.

Ai kujtoi se në konferencën e kaluar ishte marrë vendimi për fillimin e projektit të pikës grumbulluese për zhvillimin e bujqësisë.

“Në konferencën e kaluar një nga konkluzionet ka qenë zhvillimi i bujqësisë dhe në atë konferencë është marrë vendimi që të fillojmë me projektin pika grumbulluese. Ky është një projekt gjigand, një projekt i shtrenjtë dhe një projekt i domosdoshëm. Më 9 nëntor të vitit 2024, në Cyrih të Zvicrës kemi krijuar edhe atje një tubim me gjithë afaristët e Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve që veprojnë në Zvicër. Kur e kemi elaburuar projektin tonë para tyre, të gjithë kanë qenë një zë që ky projekt mos të marrë kahje si humanitare, por të shkojë në aspektin e aksionarëve. Ky projekt kushton mbi 700 mijë euro dhe ne na duhet minimum 30 për qind me fondacion vetanak dhe aty është marrë vendimi që të ndahen 100 aksione nga 2500 euro, ku do t’i jepen Unionit të Afaristëve. Nga ai takim rrjedhi që janë mbledhur mbi 60 aksionarë nga 2500 euro që kanë kontribuar. Në këtë konferencë besoj që do të plotësohet numri”, tha Mehmeti.

Ai shtoi se ky është projekti i parë gjithëkombëtar që bashkon afaristë shqiptarë nga të gjitha trojet dhe diaspora.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është një projekt i parë gjithëkombëtar shqiptar që i mbledh 100 aksionarë përreth një projekti gjithëkombëtar. Aksionarët shumica janë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, më së paku ka nga Lugina. E veçanta e kësaj është se u janë bashkuar shqiptarët anë e kënd me një model shumë modern, ku 2035 po bëhet një fondacion për një projekt për të zhvilluar Luginën e Preshevës. Andaj bëj apel që kjo është një konferencë historike dhe bëj ftesë të gjithë atyre që kanë mundësi të vijnë dhe të bëhen pjesë e kësaj historie”, tha ai.

Mehmeti theksoi se projekti synon jo vetëm zhvillimin ekonomik, por edhe frenimin e largimit të të rinjve nga Lugina.

“Sot të kontribuosh në ekonominë e Luginës së Preshevës është më shumë se atdhedashuri, andaj i bëj apel të gjithëve që të vijnë. Do të marrin pjesë panelistë të ndryshëm, por do të jenë edhe vetë afaristët që ballafaqohen me problematika të llojllojshme, gjithashtu edhe bujqit tanë që kanë jashtëzakonisht shumë nevojë për të punuar, por që kanë ngecur sepse krijohen kushte. Me bujqit tanë që nga paslufta nuk është marrë kush, është hapi i parë që është duke u bërë konkret me bujqit tanë dhe unë shpresoj që kjo do të jetë një ndër faktorët ku do të kemi mundësi me bërë edhe parandalim të të rinjve që të mos ikin, sepse ka ardhmëri edhe brenda Luginës së Preshevës dhe në këtë formë po e japim kontributin tonë”, tha ai.

Ai bëri të ditur se pika grumbulluese do të jetë një qendër e përbashkët për bujqit dhe distributorët ndërkombëtarë, duke përfshirë kompani nga Finlanda, Gjermania dhe Zvicra.

“Pika grumbulluese do të jetë një pikë ku i mbledh të gjitha produktet bujqësore dhe aty klasifikohen dhe produktet eksportohen nëpër vendet perëndimore. Ne kemi pasur kontakt me mbi 600 bujq dhe e dimë saktë çfarë kushte kërkojnë ata bujq, ku e kanë potencialin e tyre dhe çka mund të prodhojnë. Por njëkohësisht kemi edhe distributorë nga Finlanda, Gjermania, nga Zvicra të cilët na kanë kërkuar dhe janë shumë të interesuar, ku edhe do të jenë prezent në konferencë. Do të na shpjegojnë se për cilat produkte kanë më shumë nevojë. Tani ne kemi edhe Departamentin e Bujqësisë brenda Unionit, ku është profesori Fatgzim Latifi me ekipin e vet që kanë punuar shumë. Ne e dimë se klima e Preshevës çfarë produkti mund të ofrojë më shumë prodhim. Në bazë të kësaj do t’i elaburojmë ato në konferencë, për cilat produkte do të orientohemi. Pika grumbulluese do të garantojë për këto produkte dhe madje distributorët do të jenë garantues që nga fillimi deri në tregun ku do të shiten. Projekti tani do të fillojë dhe se brenda vitit 2026 do të mbarojë”, tha Mehmeti./RTKlive/Katror.info

TAGGED:Ekonomia Shpeton LuginenLajme te miraLugina e Preshevesprojekttop3zhvillim ekonomik

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Prishtina 01 hyn në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë
Artikulli i ardhshëm Rikthehet në operim njësia B2 e Termocentralit ‘Kosova B’

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Instrumente të reja muzikore për 29 institucione kulturore dhe arsimore në Kosovë

5 Shikime
Lajme të mira

Kirurgët turq sjellin përvojë të avancuar në Klinikën Torakale në Prishtinë

3 Shikime
Lajme të mira

Paga minimale 500 euro, rritet në dy hapa nga janari në korrik 2026

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?