Keanu Reeves ka kundërshtime ndaj teknologjisë CGI (imazhe të krijuara nga kompjuteri), aq sa vite më parë, ai shtoi një klauzolë në kontratat e tij duke thënë se paraqitjet e tij në film nuk mund të ndryshohen pa pëlqimin e tij.
Teksa përdorimi i teknologjisë AI (Inteligjencës Artificiale) po bëhet më i përhapur në realizimin e filmave, aktori i njohur ka thënë ‘jo’.
Ylli i serisë së filmave John Wick tha për ëired në një intervistë se: Në fillim të viteve 2000, ose ndoshta ishin vitet ’90, ata ndryshuan interpretimin tim. Por aktori nuk e përmendi filmin.
“Ata më vendosën një lot në fytyrë dhe unë u thashë ‘ishte sikur nuk kisha nevojë të isha atje”, shpjegoi Reeves.
Në vitin 2021, u tha se Bruce ëillis ishte shfaqur në një reklamë ruse telekomunikacioni duke përdorur teknologjinë. Deepfakes janë media sintetike në të cilat fytyra ose trupi i një personi zëvendësohet me binjakun digjital./Katror.info