David Brown Automotive ka prezantuar Mini eMastered, një ripërpunim i Mini klasik në një makinë të projektuar elektrike.
Sot, Mini origjinal ende tërheq vëmendjen kudo që shfaqet. Dizajni i përjetshëm është një frymëzim për shumë njerëz, por origjinali është vetëm një.
Prandaj, David Brown Automotive nuk ndryshon atë që nuk duhet ndryshuar dhe krijon automjete bazuar në Minin klasik që janë në frymën e sotme, shkruan Katror.info.
Dhe kjo do të thotë se kompania ka një makinë elektrike.
Duke qenë se, sipas standardeve aktuale, është një makinë vërtet në miniaturë, mjafton një bateri kapaciteti i së cilës korrespondon me hibridët e sotëm plug-in.
Ka një kapacitet prej 18.8 kWh, që mjafton për një distancë prej 177 km.
Në të njëjtën kohë, ky Mini është shumë i shkathët. Me një motor prej rreth 100 kf dhe 175 Nm, ai përshpejton në 100 km/h për 8.5 sekonda dhe arrin një maksimum prej 148 km/h.
Dhe sekreti, e keni marrë me mend, është në peshën e vogël. Gjegjësisht, kjo veturë ende peshon vetëm 640 kg, të njëjtën peshë që kishte kur lëvizte me motor benzine.
Karikohet në karikuesin 6,6 kW AC për rreth tre orë, duke e bërë atë një makinë të mrekullueshme të qytetit dhe një makinë të dytë ideale në familje.
Dhe një automjet me shumë stil, sepse makina është me materiale cilësore deri në detajin e fundit.
Dhe këtu kemi ardhur te pengesa më e madhe – çmimi. Besoni apo jo, kjo makinë e vogël kushton 125,000 £, që e vendos atë në një nivel me Porsche 911 të re./Katror.info