Adhuruest e aktores Margot Robbie janë të mahnitur nga pamja e saj natyrale pasi u publikuan fotot e saj dhe bashkëshortit Tom Ackley duke u kënaqur në një plazh në Greqi.

“Impresionuese, pa të meta dhe natyrale, ky lloj rroba banje vishet nga një yll i stilit të lartë. Pa silikon apo botox”, “Mund t’i shihni rrudhat në ballin e saj kur ajo i rrudhë sytë, që do të thotë pa botoks…sa freskuese”, “Ajo është bukuri natyrale”, janë disa nga komentet e adhuruesve të saj në rrjetet sociale, shkruan Katror.info.