Meqë asht sezona e kungujve e shumica prej nesh i përgatisim n’mënyrën ma tradicionale t’mundshme; t’u i pjakë e t’u i zi, ne deshtëm me e shfrytëzu rastin me t’njoftu edhe me nji recetë t’re e unike e cila asht ba virale kohëve t’fundit n’SHBA e Evropë.
Pumpkin Bread – ose i njohun ndryshe si keku me kungull asht nji prej recetave ma t’përshtatshme t’ambëlsinave për sezonën e vjeshtës. Shija e kungullit kombinohet n’mënyrën ma perfekte t’mundshme me shijen e aromën e kanellës dhe arrës t’muskatit, për me ardhë n’formë keku e me na e kënaqë shpirtin krejt. Mjafton me i ndjekë disa hapa t’thjeshtë.
PËRBËRËSIT:
2 gota pure kungulli t’zier (n’blender)
2 gota sheqer
2/3 filxhan vaj
4 vezë
1 lugë gjelle ekstrakt vanilje
2/3 filxhan ujë
4 gota miell të situr
1/2 lugë pluhur pjekjeje
1 lugë çaji sodë buke
2 lugë çaji kripë
1 lugë çaji kanellë
1/2 lugë çaji arrë muskati (Nutmeg)
1 lugë gjalpë (për tepsi)
HAPI 1:

Shto miellin, kripën dhe erëzat bashk me sodën e bukës n’nji enë e përziji mirë.
HAPI 2:

N’nji enë tjetër shto vezët, sheqerin, ekstraktin e vanillës dhe purenë e kungullit t’zier. Përzije masën mirë.
HAPI 3:

Masës t’langshme shtoja përbërësit e thatë.
HAPI 4:

Përzije masën mirë deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme dhe deri sa t’mos ketë kokrra mielli n’masë.
HAPI 5:

Me gjalpë lyje tepsinë/tepsitë për gatim. Shto masën sipër. Shto tepsinë/tepsitë n’furrë t’cilën paraprakisht e ke nxe n’180 C. Ule temperaturën n’150 C dhe pjeke ambëlsinën për 50-60 minuta.
HAPI 6:

Largo tepsinë/tepsitë prej furrës dhe leji me u ftohë për 1 orë. Sipër vendos nji pecetë. Pasi t’ftohet mirë, preje ambëlsinën n’rriska.
REZULTATI:

Shijoje këtë super-ambëlsinë me nji kafe t’fortë, kurse fëmijëve servoja me kakao ose nji gotë qumësht. Poashtu, kurdo që ke kohë, mos e le pa e provu edhe kekun me limon t’cilit kërkush s’i reziston. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
