Një punim shkencor ku autore ishte edhe nga shkencëtarja nga Kosova, Ibadete Bytyçi, ka marrë vëmendjen e mediave prestigjioze.
Punimi shkencor me titull “Vetëm 4,000 hapa në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes, por më shumë është më mirë” fillimisht ishte publikuar në faqen zyrtare European Journal of Preventive Cardiology dhe pastaj është publikuar në mediat prestigjiioze si BBC, CNN, The Guardian, Independent, EurekAlert, Telegraph, Yahoo News, Forbes, NewsWeek, USA day, shkruan Gazeta Shneta.
Bytyçi në këtë publikim është co-corrospond me Maciej Banach dhe dizajnuese e projektit, dhe autore e fundit (seniore).
Ibadete Bytyqi është doktoreshë e shkencave mjekësore, kardiologe, anëtare e shumë Shoqatave Kardiologjike Ndërkombëtare, me gjithsej 8 mirënjohje në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për arritje profesionale shkencore.
Këtë sukses e bëri të ditur vetë Bytyçi, përmes një postimi në rrjetin e saj social në Facebook.
Kujtojmë se shkencëtarja Bytyçi ka aplikuar në dy konkurset e fundit të hapura për profesorë në Fakultetin e Mjekësisë për lëndët: Mjekësi Familjare e Fiziologji Patologjike, mirëpo është refuzuar./Katror.info