Adhuruesit e historisë do të kenë mundësinë të bëjnë ofertë për artikujt që u përkasin dy ish-kryeministrave britanikë në ankand këtë muaj.
Puro gjysmë e tymosur e Winston Churchill dhe llulla e Harold Wilson do të dalin në ankand nga Catherine Southon Auctioneers & Valuers më 19 korrik.
Churchill shijoi një puro gjysmë të tymosur gjysmë të përtypur në rezidencën e tij në Chartwell ndërsa shikonte filmin “Ben Hur”. Më vonë ia dha një polici që ishte pjesë e ekipit të sigurisë në shtëpinë e tij familjare dhe iu lut Churchillit që t’ia jepte si kujtim, shkruan Katror.info.
Një kartolinë e Krishtlindjeve dërguar pronarit në vitin 1963 dhe një letër që konfirmon puro Romeo dhe Zhuliet tani janë vënë në shitje nga familja e policit dhe pritet të kushtojnë nga 700 deri në 900 euro.
Ndërkohë, llulla e drurit i Wilson-it, i cili dihet se “e ndihmonte të relaksohej”, konfirmohet edhe nga një letër zyrtare e vetë ish-kryeministrit drejtuar pronarit aktual që e bleu në një ankand bamirësie në vitin 1979. Çmimi i pritshëm është mes 349 euro dhe 580 €.
Catherine Southon, përfaqësuese e shtëpisë së ankandeve, tha: “Jam e kënaqur që do të nxjerrim në ankand dy pjesë ikonike që i përkasin kujtimeve politike të dy kryeministrave të famshëm në një periudhë kaq të rëndësishme të historisë sonë politike”./Katror.info