Festa e Bajramit veçse asht afru, e shumëkand e ka kapë derti se çka me përgatitë për drekën e Bajramit. E nëse ti je nji prej atyre që je n’kërkim t’ideve e recetave t’përshtatshme për këtë drekë festive – atëherë ke ra n’artikullin e duhun.
Gjersa shumica përgatisin ushqimet tipike t’bajramit sikurse janë specat e mbushun, jahnia, mantiat e pitet e ndryshme, kjo nuk do t’thotë që s’mundesh me ja ndrru pak dorën gatesave kësaj here e me përgatitë diçka pak ma ndryshe, por që definitivisht nuk dështon me i lanë t’gjithë t’u i fshi pjatat. E këtë e dëshmojnë 3 idetë tona “ndryshe” për përgatitjen e drekës t’Bajramit.
1. Qofte me pulë dhe perime + Pjatë orizi + Sallatë mediterane me lakër / Krem-sallatë me kastraveca

Qoftet me gjoks pule dhe perime janë nji prej specialiteteve t’cilat mundesh me i përgatitë për merkalit e mishit, duke përfshi edhe pakëz perime n’to, e që i japin secilës kafshatë nji shije t’parezitueshme. Ideale me u kombinu me pjata orizi sikurse asht pilafi me domate apo pilafi me limon. E që me i dhanë edhe ma tepër shije dhe freski kësaj dreke me këto super qofte, ne ta rekomandojmë me ja bashkangjitë tryezës edhe sallatën mediterane me lakër, ose krem-sallatën me kastraveca.
2. Speca t’mbushun me perime + Supë lebaneze me thjerrëza + Sallatë mediterane me patate

Receta e specave t’mbushun me perime, e cila ndryshe njihet edhe si versioni vegjetarian i specave t’mbushun definitivisht asht recetë që ja vlenë me u përgatitë për Bajram. E ma s’miri kjo pjatë kombinohet me supën lebaneze prej thjerrëzave dhe sallatën mediterane me patate.
3. Patate t’pjekuna n’furrë me sos beshamelli + Shniclle pule + Sallatë persiane “Shirazi”

Patatet e pjekuna n’furrë me sos beshamelli janë pikërisht nji prej recetave ma t’thjeshta e t’lehta me u përgatitë, e që munden me u kombinu lehtësisht me çdo kombinim mishi a perimesh tjera t’përgatituna. Thjeshtë, mirë dhe me pak përbërës, kjo tavë s’ka qysh dështon, veçanarisht kur drekën e Bajramit e shtron. E ma s’shumti kjo pjatë kombinohet me shnicllet gjermane t’pulës dhe me sallatën persiane “Shirazi”.
Cilëndo prej versioneve e kombinimeve t’masipërme t’cilën vendosë me e përgatitë mundesh me e shoqnu edhe me ndonji ambëlsinë krejt për fund. Ne po ta rekomandojmë me servu diçka t’lehtë e t’përballueshme për lukthin, meqë dita asht e gatë e ambëlsina shumica kanë me hangër plot. Andaj, disa alternativa t’mira për desert janë koktelli lebanez i frutave, mollët e pjekuna me kanellë dhe arra si dhe tamëlorizi. Ndërkaq, nëse je n’kërkim t’ndonji ambëlsine t’lehtë, t’thjeshtë, t’shijshme e t’shpejtë, atëherë mos e le pa e përgatitë e kërkun e çokollatës pa miell, kekun me mollë dhe kanellë, ose kekun me vaj ullini dhe limon. Shijo!
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
