Meqë koha ka fillu me u ftohë e jemi afër me hy n’sezonën e festave t’fundviti, menysë t’shumë lokaleve e pub-eve i shtohet vera e nxehtë / e vluar, e cila e karakterizon këtë periudhë njejtë sikurse çokollata e nxehtë.
Kur bahet fjalë për verën e nxehtë / t’vluar, ne jemi siguru me e gjetë recetën ma t’mirë e ma t’shijshme e me ta ofru për përgatitje. Kësisoji, verën n’dimër ja mundëson vehtes edhe n’kushte shtëpije, pa pasë nevojë me dal e me u mërdhi.
PËRBËRËSIT:
1 l verë e kuqe
1 portokall (i prerë n’rriska)
1/2 limon (i prerë n’rriska)
1 mollë (e prerë n’rriska)
2 shkopinj kanelle
8-10 lugë gjelle sheqer t’kafët
3-4 yje anise
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’tenxhere dhe ziji për 30-45 minuta. Kohë pas kohe përzije masën dhe në fund servo. Nëse dëshiron me e servu veç verën, me sitë largo frutat, kanellën dhe yjet e anisesë, por nëse preferon me i servu edhe ato, aq ma mirë, sepse, shërbejnë edhe si dekor për gotat. Mundesh edhe thanë (brusnice) me i shtu secilës gotë po deshe.
REZULTATI:
Shijoje verën e nxehtë e kurdo që t’ftohet veç nxeje pak. Poashtu, n’daç me i dhanë lezet edhe ma shumë këtij dimri e me u kënaqë krejt, mos e la pa e provu edhe kekun me thana dhe portokall t’cilin lehtësisht e përgatitë n’shtëpi, n’ndërkohë që edhe i mëson disa fakte interesante për vrën e vluar / t’nxehtë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria