Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se ka hapur konkursin për subvencionimin e projekteve filmike, ku këtë vit janë prezentuar edhe dy kategori të reja: të zhvillimit të skenarit për film të metrazhit të gjatë artistik dhe të animuar si dhe kategorinë për film të shkurtër studentor.
Poashtu, sipas QKK-së, risi e kësaj thirrjeje është edhe zgjerimi i mbështetjes në bashkëprodhimin minor ku këtë vit përfshihet edhe filmi dokumentar.
‘’ Poashtu, risi e kësaj thirrjeje është edhe zgjerimi i mbështetjes në bashkëprodhimin minor ku këtë vit përfshihet edhe filmi dokumentar. E njëjta vlen edhe për kategorinë post-produksion për film të metrazhit të gjatë, të cilit i shtohet edhe filmi dokumentar. Ndërkaq, tash e tutje, skenaristët kanë mundësinë të aplikojnë për mbështetje si skenaristë të pavarur në kategorinë Zhvillim i Skenarit’’, thuhet në njoftim.
QKK ka publikuar listën e kategorive të filmave të cilat do t’i mbështet përmes subvencionimit:
-Film i metrazhit të shkurtër artistik
-Film i Metrazhit të Gjatë – për regjisorët debutantë
-Film i metrazhit të gjatë – dokumentar
-Film i metrazhit të gjatë -artistik
-Film i shkurtër studentor
-Zhvillim i skenarti për film të metrazhit të gjatë – artistik dhe i animuar
-Film i metrazhit të gjatë – i animuar
-Post – produksion për film të metrazhit të gjatë – artistik dhe i animuar
-Bashkëprodhim minor për film ë metrazhit të gjatë
-Zhvillim i projektit për film të metrazhit të gjatë – artistik, dokumentar dhe të animuar
-Film i shkurtër – i animuar
Ndërkaq, aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK, ndërsa, afati i aplikimit për mbështetje të projekteve filmike zgjatë deri më 24.01.2024. /Katror.info