Edon Zhegrova është pa dyshim futbollisti më në formë i Kombëtares së Kosovës aktualisht.
Ylli kosovar është bërë një titullar i padiskutueshëm tek Lille.
Ndërsa, kapakun formës së jashtëzakonshme ia vendosi në ndeshje me Paris Saint-Germainin në fundjavën që e lamë pas, kur ishte i pandalshëm për futbollistët parisienë.
24 vjeçari në fakt i ka shënuar 3 gola dhe i ka bërë 5 asistime në të gjitha garat në këtë sezon deri tash.
E kjo formë optimale e “Messit kosovar” ka bërë që edhe vlera e tij në treg të rritet.
Uebfaqja e specializuar për vlerat e futbollistëve “Transfermarkt” e ka bërë një “update” të vlerës së kartonit të futbollistit ofanziv.
Herën e fundit, më saktësisht më 27 qershor, kartoni i Zhegrovës ishte rritur në 8 milionë euro.
Ndërsa tash, sajti gjerman e rriti për dy milionë vlerën e kartonit të ish-futbollistit të Baselit, i cili tash vlen 10 milionë euro.
Me këtë rast, ai u ngrit në pozitën e tretë sa u përket lojtarëve më të vlefshëm të Kombëtares së Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.
Zhegrova, i cili ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026, megjithatë mund të largohet nga Franca në verën e ardhshme për t’u transferuar në një klub më të madh evropian.
E se si qëndron puna me vlerat e kartonëve të yjeve të tjerë të Kombëtares së Kosovës, do t’ua zbuloj në vazhdim.
Pa diskutim, lojtari më i shtrenjtë i “Dardanëve” është Amir Rrahmani. /Katror.info