Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka themeluar Këshillin Organizativ për varrimin e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi.
Ky Këshill merr përgjegjësinë të organizojë ceremoninë mortore, që përfshin edhe mbledhjen komemorative që do të mbahet më 12.06.2025.
Homazhe do të mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës, kurse Këshilli do të organizojë edhe bartjen e arkivolit nga FSK për në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani, transmeton Telegrafi.
Familjes Bukoshi iu ndanë 10,000 euro.
Bukoshi ka vdekur të martën, më 10.06.2025, në moshën 78 vjeçare, ndërsa pas luftës ka qenë Deputet dhe Ministër i Shëndetësisë.
Bujar Bukoshi, mjek – urolog, profesor universitar, u lind në Suharekë në vitin 1947. Më 1971 mbaroi Fakultetin e Mjekësisë, në Beograd, ndërsa u specializua dhe u doktorua në Gjermani.
Bukoshi ishe ndër themeluesit e LDK-së dhe Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në atë 1999. /Katror.info
Përgatiti:
