Qeveria e Kosovës ka ndarë të premten tre milionë euro për blerjen e barnave, pasi Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i kishin mbetur në konto vetëm 150 mijë euro të pashpenzuara për furnizim me barna deri në fillimin e vitit të ardhshëm.
Koha ditë më parë raportoi se e gjithë sasia e një lloj bari për trajtimin e kancerit, e planifikuar për sivjet, ishte shpenzuar ende pa hyrë në tetor. Kjo shumë e parave do të shfrytëzohet për blerjen e këtyre barnave që mungojnë në Kosovë.
Për 9 muaj sivjet, SHSKUK-ja ka shpenzuar rreth 24 milionë euro.