Të gjithë e dimë se qentë sjellin gëzim në jetët tona, por hulumtimet e reja thonë se ata mund të bëjnë mrekulli edhe për lidhjet romantike.
Një studim i fundit ka zbuluar se çiftet që mbajnë qen janë më të lumtur sesa çiftet që nuk e mbajnë. Studimi i kryer nga Rover.com, ka zbuluar se 60% e pronarëve të qenve thonë se rritja e qenit ua ka forcuar lidhjen.
Veç kësaj, gjysma e pjesëmarrësve të anketimit kanë treguar se qeni u ka ndihmuar që ata të shpenzojnë më shumë kohë së bashku si çift.
Pas së gjithash, nuk ka gjë më të mirë sesa një ecje romantike në park.
Mbajtja e qenit kërkon kompromis dhe aftësi komunikuese. Por, gjithashtu e përmirëson kualitetin e lidhjes.