Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka shpallur konkurs për dy pozita të reja pune: Zyrtar Ligjor – Rabat dhe Zyrtar për Arkiv.
Për pozitën Zyrtar Ligjor – Rabat kërkohet diplomë në drejtësi dhe përvojë pune prej së paku dy vitesh. Detyrat përfshijnë procesimin ligjor të skemës së rabatit, hartimin e kontratave dhe përgatitjen e dokumenteve ligjore.
Ndërsa për pozitën Zyrtar për Arkiv, kandidatët duhet të kenë diplomë në fushat e shkencave shoqërore dhe të paktën një vit përvojë pune. Pozita ka të bëjë me organizimin, ruajtjen dhe dorëzimin e dokumentacionit zyrtar në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Afati i fundit për aplikim është 9 korrik 2025, ndërsa aplikimi bëhet përmes platformës zyrtare: konkursi.rks-gov.net.
Të gjitha detajet dhe kriteret specifike mund të gjenden në faqen e MKRS-së:
Zyrtar Ligjor – Rabat
Zyrtar për Arkiv
/Katror.info