Mëngjeset e nisuna mirë, janë ato mëngjese ku ushqehemi mirë. Andaj edhe asht e preferueshme me e përgatitë nji pjatë t’mbushun me vlera ushqyese e t’shnetshëm. Tortillat e mëngjesit janë ba tashma trend n’rrjete sociale prej shumë blogerëve e blogereve t’fitnesit e t’ushqimit – me t’drejtë; po ta jepin startin që nime t’duhet për me pasë nji ditë t’mirë e efektive. E këtë e kanë dëshmu tortilla meksikane, tortilla me ve dhe avokado, si dhe tortilla vegjetariane.
Gjersa pallaqinkat dhe petullat amerikane shijojnë, por kërkojnë ma shumë kohë për përgatitje, quesedillas me banane dhe gjalpë kikiriku lehtësisht përgatitet me shumë pak përbërës e kohë. Kjo e ban këtë recetë praktike për mëngjeset e hershme, veçanarisht nëse ke qejf me nisë ditën me diçka t’ambël, e poashtu nëse ke fëmijë – sepse ju pëlqen shumë.
PËRBËRËSIT (2 servime):
2 petë tortille
4 lugë gjelle gjalpë kikiriku
1 banane (e prerë n’rriska)
10 gr thërrmija çokollate (chockolate chips)
HAPI 1:

Merr petën e tortillës dhe sipër vendos 2 ugë gjalpë kikiriku. Shpërndaje mirë me thikë gjalpin nëpër tanë petën.
HAPI 2:

Shto rriskat e bananes n’gjysmën e petës dhe njësoj vepro edhe me thërrmijat e çokollatës. Paloje n’dysh petën.
HAPI 3:

Vendose tortillën e mbushun n’tigan t’nxehtë (pa vaj). Pjeke për 3 minuta n’secilën anë. Njilloj vepro edhe me petën e dytë. Pra, ndjeki po t’njejëtat udhëzime. Preji n’gjysmë quesedilla-t dhe servoji.
REZULTATI:

Haji t”nxehta quesedilla-t, apo vendosi n’kuti e merri me vehte për pauzë, e pse jo nëse ke vocërrak/e me ua përgatitë për shkollë. E meqë jemi tek kombinimi i bananes me gjalpin e kikirikut, jo domosdoshmërisht me këtë recetë, por kurdo, mos e le pa e provu edhe smoothie-n me banane dhe gjalpë kikiriku; smoothie ky super kremoz dhe i pasun n’shije. Kurse me quesedilla-t t’sygjerojmë me e përgatitë njanën prej 3 smoothie-ve me dredhëza. Shijo! /katror.info/
Përgatiti:
