Jo çdokujt ja don me kuzhinë e jo çdokush ka qejf me kalu kohën e vet t’u përgatitë ushqim, sidomos mëngjeseve t’hershme e t’ngutshme. Edhe asht krejt normale kjo gja – ne t’kuptojmë. Megjithatë, asht mirë me provu mos me kalu shujtën ma t’randësishme t’ditës. Andaj, ne kemi ardhë me nji ide t’thjeshtë për ty.
Tortilla vegjetariane e mëngjesit asht pjata ideale për kando që priton me përgatitë orëve t’hershme. E çka asht edhe ma e mira e kësaj recete asht që mundesh me e marrë me vehte n’punë e me e hangër për pauzë, nisoj sikurse edhe 4 sanduiçat e tjerë ideal për punë t’cilët i kemi nda për ty ma herët.
PËRBËRËSIT:
1 ose 2 rriska domate
Disa gjethe mente
1/2 kastravec (i prerë n’rriska)
Krem djathë me vaj ulliri ose Tsaziki Sos
1 petë tortille integrale apo t’thjeshtë
HAPI 1:

Preje domaten n’rriskë, njejtë edhe kastravecin. Lyje 1/4 e petës me krem djathë ose sos tzaziki t’cilin lehtësisht mundesh me përgatitë vet. Shto n’1/4 tjetër trangujt, domatet n’pjesën tjetër dhe gjethet e mentës. Nëse nuk t’pëlqen menta, lirisht shto spinaq t’freskët.
HAPI 2:

Paloje petën n’2 palë dhe vendose n’tigan t’nxehtë. Rreshke n’t’dy anët për nga 2 minuta dhe servo. Nëse veç don me e marrë me vehte n’punë, mbështjelle n’folie t’letrës apo aluminit e merre me vehte për pauzë.
Lehtë, thjeshtë, shijshëm e mirë ti poashtu mundesh ndonjiherë tjetër me e përgatitë edhe tortillën e mëngjesit me omlet e cila poashtu nuk don fort mund. /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria