Dredhëzat kanë qenë dhe mbesin nji prej frutave ma t’preferuara t’shumicës prej nesh. Kështu edhe fëmijët i hajnë ato pa përtesë, e besa edhe ne t’mëdhenjët nuk ua lajmë keq, sepse, ka diçka tek dredhëzat që na lidhet me ambëlsinë, desertet, fëmijërinë e gjanat e mira.
Ne t’i kemi listu 3 kombinimet ma t’thjeshta e ma t’mira t’smoothie-ve me dredhëza t’cilat mundesh me i përgatitë me shumë pak përbërës e shumë pak mund, por, duke t’garantu shije perfekte për t’3 opsionet tona.
1. SMOOTHIE ME DREDHËZA E BANANE
Smoothie ma klasik, por i shijshëm e fantastik vazhdon e mbatet smoothie me dredhëza e banane. Edhe nuk të duhen ma shumë se 3 përbërës, 1 blender edhe 1 minut.
2. SMOOTHIE ME DREDHËZA E ANANAS
Smoothie me dredhëza e ananas asht receta që i përshtatet kujtdo, sepse asht sa e ambël, aq edhe acidike për shkak t’ananasit. E ty mundet ky smoothie me t’ndihmu me nisë ditën me plot vitamina e shije pa u lodhë qaq.
3. SMOOTHIE ME PJESHKË E DREDHËZA
Njilloj sikurse smoothie me dredhëza e banane, edhe smoothie me pjeshkë e dredhëza asht recetë klasike, por që nime t’kënaqë e nuk don najfarë marifeti t’veçantë. Mjaftojnë 4 përbërës, 1 blender e 1 minut kohë për me e ba nji gotë t’mbushun plot shije e vitamina.
T’gjitha këto smoothie mundesh me i pi për mëngjes, me i marrë n’punë me vehte e me i shiju kurdo gjatë ditës. Mjafton me i rujtë n’frigorifer, sepse kësisoji ato qëndrojnë t’freskëta për 2 ditë. Ndërsa për mëngjese plot shije e vlera ushqyese, ti mundesh me e nisë ditën edhe me 1 prej 4 pjatave me jogurt dhe fruta.
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria