Mëngjeset e nisuna mirë, janë ato mëngjese ku ushqehemi mirë. Andaj edhe asht mirë me e përgatitë nji mëngjes t’mbushun me vlera ushqyese e t’shnetshëm.
Tortillat e mëngjesit janë ba tashma trend n’rrjete sociale prej shumë blogerëve e blogereve t’fitnesit e t’ushqimit – me t’drejtë; po ta jepin startin që nime t’duhet për me pasë nji ditë t’mirë e efektive. E këtë e dëshmon edhe tortilla meksikane, e cila ta jep nji “twist” pikant për mëngjes.
PËRBËRËSIT (Servimi për 2 persona):
4 ve
1 petë tortille
2 lugë vaj ullini
1/2 spec i kuq (i prerë n’kubëza)
2 fafarona (t’prera imët)
2 lugë gjelle vaj ullini
1-2 lugë gjelle sos pikant / tabasco (Opsionale)
50 gr kashkavall (I grirë)
Sos me djathë feta (Opsionale)
HAPI 1:
Lyje tepsinë me vaj.
HAPI 2:
Vendose petën e tortillës sipër tepsisë. Shto 2/3 e kashkavallit, specin e kuq dhe fafaronat sipër.
HAPI 3:
Theji vezët sipër tepsisë me petë tortille, kashkavall dhe speca. Shto sipër kashkavallin e mbetun dhe vendose tepsinë n’furrë për 10 minuta n’180 C.
HAPI 4:
Largoje tepsinë. Sipër shto salcë pikante ose tabasco. Preje dhe servo n’pjatë bashk me pak sos me djathë feta.
REZULTATI:
Shijoje këtë mëngjes me 1 smoothie me karrotë dhe banane, apo me smoothie-n me dredhëza dhe ananas. Ti poashtu mundesh me nisë mëngjesin me tortillën vegjetariane, apo me tortillën e mëngjesit me ve dhe avokado. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria