Krejt e kemi pa n’filmat amerikan mëngjesin “perfekt” t’cilët ata me shumë qejf e përgatisin. Besa, t’u i pa edhe kemi lakmu për mëngjese t’tilla. E tash, kemi ardhë n’nji kohë, ku asgja nuk asht e pamundshme, e e kemi shumë t’lehtë me ba çka bajnë e çka hajnë njerëzit anë e mbanë botës, sepse, kemi qasje n’recetat e tyre.
Petullat amerikane, apo ndryshe t’njohuna si “Pancakes” janë nji ndër ushqimet e preferume kudo nëpër botë. T’shoqnume me çkado t’ambël, ato kanë arritë me e ba mëngjesin nji vakt n’t’cilin “ambëlsina” asht e justifikushme për konsum. E ti, e ke rastin me e mësu recetën autentike amerikane t’petullave amerikane n’3 hapa t’thjeshtë.
PËRBËRËSIT:
1 gotë miell
2 lugë gjelle sheqer i kafët
1 lugë gjelle pluhur për pjekje (pecivë)
¼ lugë çaji kripë
1 ve
1 gotë qumësht
2 lugë gjalpë (e shkrirë)
1 lugë gjalpë (për lyerje t’tiganit)
HAPI 1:
N’nji pjatë t’thellë shto miellin, sheqerin e kafët, pluhurin për pjekje dhe kripën. Përzije masën mirë. N’nji enë tjetër shto dhe përzije vezën deri sa t’bahet masa e njitrajtshme. Shto qumështin dhe gjalpin e shkrirë dhe përzije masën.
HAPI 2:
Shto miellin e përzier paraprakisht me pluhurin për pjekje sipër masës t’langshme dhe përzije masën deri sa t’mos ketë kokrra mielli brenda.
HAPI 3:
Nxeje tiganin mirë dhe lyeje me pak gjalpë. Shto me lugë ose peharë masën n’tigan. Lejo me u kriju petula sa borma e nji grushti, pra jo ma t’mëdha. Pjeke njanën anë për 2-3 minuta dhe rrotullo petullat n’anën tjetër. Vazhdo me t’njejtën procedurë deri sa t’t’mbaroj masa. Petullat e pjekuna vendosi me nji pjatë anash, deri sa t’bohen krejt.
REZULTATI:
Servoji petullat amerikane me pak sirup panje (maple syrup) sipër, apo edhe mjaltë. Shto fruta mali (dredhëza, boronica dhe mjedra) e edhe pak gjalpë sipër për ekstra shije. E nëse ke qejf me e shoqnu me diçka t’ambël, por t’përgatitun vet, shoqnoje me kompotin e dardhës – kompot ky që lehtësisht brenda pak minutave e ke gati. Ti mundesh poashtu me përgatitë edhe njanën prej 3 smoothie-ve me dredhëza e me e shiju këtë mëngjes kampionësh. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria