katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    8 hours ago
    Osmani takon ndihmëssekretarin e Shtetit: Kosova e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-në
    9 hours ago
    Bluesky sjell njoftime më inteligjente dhe të personalizuara
    10 hours ago
    PE-ja konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    8 hours ago
    “Newborn Kosova” rikthen atmosferën festive në Deçan – 180 artistë, një skenë shumëngjyrëshe
    11 hours ago
    Afati për aplikim në master në UP zgjatet deri më 12 korrik
    14 hours ago
    “Prishtina elektronike” – kryeqyteti shndërrohet në qendër të E-sports për 5 ditët e ardhshme
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    8 hours ago
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    8 hours ago
    Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?
    8 hours ago
    Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të Artë”!
    10 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    4 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    13 hours ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    14 hours ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    1 day ago
    E vërteta rreth konsumimit të matcha çdo ditë dhe efektet e saj në trupin tuaj!
    1 day ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    13 hours ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    14 hours ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    14 hours ago
    Britania bëhet gati për ekspozitën më të madhe të Henry Moore
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Qyteti 15-minutësh: Utopi apo i arritshëm?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Qyteti 15-minutësh: Utopi apo i arritshëm?

Last updated: 27/03/2023 3:53 PM
89 Shikime
Shpërndaje

Për t’i bërë qytetet më të qëndrueshëm, më të shëndetshëm dhe më të përshtatshëm ne duhet t’i mendojmë ato nga e para. Një ide është qyteti 15 minutësh. Por çfarë do të thotë kjo faktikisht?

Në gjithë botën qytetet janë duke u rritur gjithnjë e më shpejt, dhe bashkë me to edhe problemet që dalin kur planifikimet janë të këqija. Këtu bëjnë pjesë pabarazitë sociale dhe përjashtimet, rrjeti i mbingarkuar i transportit, smogu dhe dëmet përkatëse për shëndetin dhe ambientin.

Sipas OKB, nëse deri para 15 vitesh e njëjta sasi njerëzish që jetonin në qytet jetonin edhe në fshat, deri në vitin 2050 dy të tretat e rreth 10 miliardë banorëve të tokës do të jetojnë në zonat urbane. Një ide se si mund të bëhet kjo e ardhme më e qëndrueshme, me vlera më të mëdha jete dhe më e shëndetshme, është ideja që quhet “qyteti 15 minutësh”.

Mundesh me e lexu edhe…

Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë

Pazari, lulishtja dhe puna, të arritshme shpejt në qytetin 15 minutësh

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Cilësi më e madhe jete për banorët e qytetit dhe plotësimi i të gjitha nevojave në një distancë të shkurtër: Ideja bazë e një qyteti 15 minutësh është që banorët e tij të arrijnë ta bëjnë çdo gjë të nevojshme duke ecur 15 minuta në këmbë ose me biçikletë. Shumë njerëz që jetojnë sot në qytetet e mëdha vetëm në ëndërr mund ta shohin një gjë të tillë: Sepse bllokimet e trafikut në rrugën për punë ose lidhjet shpesh të këqija të mjeteve publike të transportit kushtojnë shumë kohë dhe nerva.

Pavarësisht nëse rruga të çon në punë, në dyqan, në shkollë, tek doktori, në sport, në park, në restorant apo tek institucionet kulturore, kemi të bëjmë me “aksesin për këdo, kurrdoherë”, shkruan Carlos Moreno nga Universiteti i Sorbonës në Paris, i cili e ka formuluar për herë të parë këtë ide në vitin 2016. Një koncept që i vendos njerëzit dhe nevojat e tyre në bazë të planifikimit urban, një lloj “Human centered design”.

Për të projektuar qytetet me vlera më të mëdha për të jetuar dhe më të qëndrueshme, urbanistët duhet të ndryshojnë mënyrën e të menduarit: Sipërfaqet e gjelbra, sporti, kinematë dhe dyqanet duhet të shkojnë atje ku janë njerëzit, ku jetojnë ata, dhe jo anasjelltas, thotë Benjamin Büttner, eskpert mobiliteti në Univesitetin Teknik të Mynihut.

Për këtë gjë nuk është e nevojshme që çdo gjë të rrëzohet përtokë dhe të ndërtohet nga e para, thotë ai, mjafton vetëm që hapësirat ekzistuese thjesht të rimodelohen.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përveç kësaj me qytetin 15 minutësh është e lidhur edhe një koncept i qartë mobiliteti: sidomos më pak makina dhe më shumë vend për bicikletat dhe këmbësorët, rrugë të sigurta për fëmijët, njerëzit me aftësi të kufizuara ose të moshuarit si dhe krijimi i hapësirave për lëvizje dhe këmbim social. “Makinat përbëjnë problem për qendra e qytetit. Ato zenë shumë vend. Ato pengojnë sidomos mobilitetin aktiv,” sqaron Büttner.

16 qytete në gjithë botën janë duke zbatuar ose kanë planifikuar ta venë në jetë konceptin e qytetit 15 minutësh. Konceptet janë të ndryshme: Kështë për shembull disa qytete janë përqëndruar tek koncepti 20 minutësh, të tjerë tek ideja 10 minutëshe, disa përqëndrohen fillimisht tek lagje të veçanta, të tjerë rimodelojnë të gjithë qytetin.

Ndër pionierët e parë është mes të tjerëve edhe kryqyteti francez, Parisi. Mbas prezantimit të konceptit nga Carlos Moreno në vitin 2016, kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo e përfshiu idenë e qytetit 15 minutësh në fushatën e saj zgjedhore dhe filloi me zbatimin e tij. Në qendër të konceptit të Parisit, është shkolla ajo që është qendra e lagjes përkatëse. Prandaj oborret e shkollave kthehen në parqe, në mënyrë që ato të përdoren për aktivitete të tjera mbas përfundimit të orarit të mësimit dhe në fundjavë.

Përveç kësaj, gjysma e 140 mijë vendeve të parkimit do të rimodelohen dhe do të kthehen në sipërfaqe të gjelbërta, kënde lojrash, vende takimi me fqinjët ose vende ku vendosen biçikletat. Deri në vitin 2026 të gjitha rrugët e kryeqytetit francez do jenë të përdorshme nga biçikletat.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 2016 Shanghai bëri të ditur futjen në jetë të të ashtuquajturës “15-minutes community life circles”. Atje në të ardhmen do arrihet që çdo lloj aktiviteti të kryhet brenda 15 minutash rrugë më këmbë. Edhe 50 qytete të tjera kineze duan ta përdorin këtë koncept.

Më shumë kualitet jete për banorët e qyteteve kërkon të arrijë edhe një nismë në Britaninë e Madhe. Qeveria britanike ka bërë të ditur se në kuadër të programeve të rinaturimit në gjithë vendin, në të ardhmen do të jetë e mundur që nga vendi i banimit të arrihet në sipërfaqet e gjelbërta ose në ujë me akses publik brenda 15 minutave.

Barcelona e Spanjës është duke eksperimentuar prej disa kohësh me të ashtuquajturat “superilles”, në shqip “superishujt” ose “superblloqet”. Për këtë disa blloqe banesash bëhen bashkë në një superbllok. Vetëm banorët ose makinat e furnizimit lejohen të hyjnë me makinë, dhe shpejtësia maksimale është 10 kilometra në orë.

Në shumë rrugë makinat nuk lejohen që të hyjnë dhe rrugët përdoren për qëllime të tjera. Aty ku më parë ka patur sheshe parkimi, tani janë mbjellur pemë, fëmijët luajnë në kënde lojrash dhe të moshuarit ulen në hije në stolat e parkut dhe lulet ose perimet lulëzojnë në shtretërit e luleve dhe perimeve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Urbanizim taktik”, e quan Büttner këtë koncept. Konceptet provohen përkatësisht nga 2 deri 6 muaj, “për të parë nëse situata është përmirësuar apo keqësuar. Kështu që ende mund të thuhet le të kthehemi mbrapsht, aty ku ishim. Por nëse situata është përmirësuar, atëherë ajo mund të kthehet në një masë që merret për ndryshim të përhershëm.”

Aktualisht në Barcelonë 60 përqind e hapësirës publike dhe 85 përqind e rrugëve përdoren për transport. Më shumë se gjysma e banorëve janë të detyruar të jetojnë me zhurmë dhe ndotje ambienti, që i kalon vlerat maksimale të vendosura nga WHO, Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe që çon në rritjen e nivelit të vdekjeve. Në lagjet e reja, transporti i motorizuar do të reduktohet me 21 përqind. Në të ardhmen, në vend të 56 përqind të njerëzve vetëm 6 përqind do të jenë të detyruar të jetojnë me ndotje ambienti mbi kufirin e lejuar.

Kush nuk ka nevojë për makinë për jetën e përditshme, kursen para. Qytetet që investojnë në ndërtimin e rrugëve për biçikleta dhe këmbësorë, për transport publik dhe sipërfaqe të gjelbërta, janë më tërheqëse për turizmin dhe joshin vizitorët.

Studimet tregojnë se rrugët për biçikleta dhe këmbësore në qytete dhe rajone ulin shpenzimet, sepse jepen më pak para për mirëmbajtjen e rrugëve dhe sektorin publik të shëndetit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas Shoqatës europiane të çiklistëve efektet pozitive të lëvizjes me biçikleta vlerësohen të arrijnë vetëm në BE shifrat mbi 90 miliardë euro. Kurse transporti i motorizuar shkakton shtimin e kostove vjetore me 800 miliardë euro më shumë për shëndetin, ambientin dhe infrastrukturën.

Shumë pronarë biznesi janë fillimisht skeptikë, sepse tremben nga rënia e shitjeve nëse klientët nuk mund të vijnë me makinë. Faktikisht, edhe ata mund të përfitojnë nga rregulli 15 minutësh, siç ka ndodhur në qytetin Portland në perëndim të SHBA, ku transporti i makinave ka rënë me 20 përqind. Bizneset vendase atje kanë patur njëkohësisht rritje të shitjeve me 1,2 miliardë dollarë më shumë, sepse këmbësorët dhe biçiklektat kanë blerë më shumë gjatë rrugës.

Në mënyrë që sa më shumë njerëz të përfitojnë nga rimodelimi i qyteteve dhe në mënyrë që të pengohen pabarazitë e reja dhe xhentrifikimi, e rëndësishme është sipas ekspertëve përzierja sociale e lagjeve dhe përfshirja e sa më shumë lagjeve në rimodelim. Për këtë duhet ndryshuar mënyra e të menduarit për rregullat e përdorimit dhe kategoritë klasike të urbanizimit siç janë qendra e qytetit, lagjet e banimit, periferia, zona industriale, zona periferike, kategori që kanë kontribuar në gjithë botën për rritjen e pabaraziveë sociale dhe margjinalizimin e bërë në qytete.

Sipas Büttner-it ajo që nevojitet është dëshira politike dhe guximi i politikanëve dhe administruesve, si dhe dialogu gju më gju me të gjithë pjesëmarrësit.

Sepse zgjidhja e përgjithshme për të gjitha qytetet nuk ekziston. Çdo vend, çdo kornizë sociale, ekonomike dhe ekologjike e një qyteti është e ndryshme nga të tjerat, thekson Büttner. Dhe në varësi të kontekstit duhen marrë edhe vendimet, se cilat masa janë më të përshtatshme./Deutsche Welle

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të Artë”!
TAGGED:LifestyleqytetitopUtopia

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Laura Fazliu për herë të parë në Top-10 të ranglistës botërore
Artikulli i ardhshëm Kroati e shndërron autobusin në ‘një klub nate’
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Aplikacioni që punon pa internet dhe pa numra telefoni

8 Shikime
Life Style

A ia vlen të rifillosh një miqësi të vjetër? Ja çfarë thonë ekspertët

9 Shikime
Life Style

Zbuloni se çfarë suplemente duhet të merrni gjatë ekspozimit në diell!

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?