Në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, u mbajt ngjarja vetëdijësuese “Race for the Cure Prishtina 2025”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vuri në dukje rëndësinë e këtij aktiviteti që synon të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit, raporton Ekonomia Online.
Organizimi i këtij aktiviteti në Prishtinë, siç u vlerësua, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt edukimit shëndetësor, mbështetjes morale dhe fuqizimit të grave në betejën me këtë sëmundje.
Kjo ngjarje përfshin ecje dhe vrapim simbolik, duke bashkuar qytetarë, aktivistë, profesionistë shëndetësorë, të mbijetuar të kancerit të gjirit dhe përkrahës të shumtë, në një atmosferë solidariteti dhe përkushtimi ndaj kësaj kauze jetike.
“Race for the Cure” është një prej iniciativave më të mëdha ndërkombëtare për vetëdijesimin kundër kancerit të gjirit./EO/Katror.info