Arbëreshët e Kalabrisë, komuniteti shqiptar që ruan gjuhën dhe zakonet e paraardhësve tanë përtej shekujve dhe kufijve, u pritën sot në një takim të veçantë në Odën e Kryeqytetit nga Perparim Rama, shkruan Katror.info.
Në këtë takim, Rama theksoi se vizita e delegacionit arbëresh rikujton fuqinë e lidhjeve historike dhe kulturore mes Kosovës dhe diasporës shqiptare. Ai nënvizoi se Prishtina është shtëpia ku trashëgimia shqiptare takohet me të ardhmen, dhe bashkëpunime të tilla forcojnë urën mes vendit dhe komuniteteve shqiptare jashtë kufijve.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor shqiptar dhe thellimin e lidhjeve me diasporën e hershme./Katror.info