Milot Rashica e ka gjetur rrugën e rrjetës pas kthimit nga lëndimi te Beshiktashi.
Rashica ka shënuar në minutën e katërt të ndeshjes, që Beshiktashi po e luan në transfertë te Rizerspori.
27-vjeçari nga Kosova shënoi nga jashtë 16-metërshit me të majtën, duke e lënë portierin vendas Akkan pa gjasa për reagim, shkruan koha.
Ishte ky goli i tretë i Rashicës me fanellën e gjigantit turk në Superligë. Ka edhe një asistim./Katror.info