Real Madridi synon fitoren e pestë rresht në të gjitha garat të martën mbrëma kur do të përballet me Alavesit. Los Blancos nuk e nisën sezonin e ri në mënyrën më të mirë, pasi humbën pikë në dy nga tre ndeshjet e tyre të para në ligë. Por, Reali u këndell më pas, duke fituar secilën nga tre ndeshjet e fundit në La Liga.
Ndeshja Real Madrid – Alaves zhvillohet të martën nga ora 21:00 dhe i takon javës së shtatë. Reali është katër pikë prapa lideres Barcelona. Alavesi është në vendin e gjashtë me dhjetë pikë, shkruan Koha.net.
Reali i drejtuar nga Carlo Ancelotti e pret Alavesin pas fitores në fundjavë ndaj Espanyalit, 4:1. Formë të mirë ka treguar edhe Alavesi që ka fituar tre nga katër ndeshjet e fundit në elitën e futbollit spanjoll.
Ndërkohë nga ora 19:00 do të luhen edhe dy ndeshje tjera në La Liga. Sevilla e pret Valladolidin, kurse Valencia përballet me Osasunan./Katror.info