Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se është duke hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Kjo agjenci thekson se po rishikon të gjitha instrumentet dhe është në fazën finale teknike të çdo aktiviteti të nevojshëm për këtë fazë, transmeton KlanKosova.tv.
“Janë disa grupe punuese të angazhuara në të njëjtën kohë që janë të sinkronizuar dhe të planifikuar në kohë”, thuhet në njoftim.
Procesi i regjistrimit të popullsisë do të nisë më 5 prill dhe do të zhvillohet deri më 17 maj./Katror.info