Më shumë se 65,000 njerëz morën pjesë në zhytjen tradicionale të Vitit të Ri në det në Holandë, me më shumë se 10,000 njerëz që u hodhën në det nga një plazh në Scheveningen të Hagës.
Siç raportohet nga portali NL Times, shifra prej 65,000 njerëzve përfaqëson një rekord të ri, dhe njerëzit u hodhën në det nga 163 vende në Holandë, për dallim nga 1 janari i vitit të kaluar, kur rreth 50,000 njerëz morën pjesë në not, duke u hedhur në det nga 143 lokacione në vend.
Temperatura e ujit në plazhin në Scheveningen ishte rreth shtatë gradë Celsius dhe kishte një erë të fortë, dhe siç raporton NL Times, dielli u shfaq vetëm kur njerëzit filluan të dilnin nga uji, për tu tharë dhe për të pirë supë të nxehtë./Katror.info