Prodhuesi francez i makinave Renault pret shitje më të larta të automjeteve elektrike këtë vit, pavarësisht nga dobësimi i ekonomisë dhe konsumit, pasi ulja e çmimeve për këto automjete pritet të rrisë shitjet.
Për këtë arsye, Renault pritet të vazhdojë të shohë rritje në shitjet e makinave elektronike në vitin 2023. Për më tepër, oferta e gjysmëpërçuesve po përmirësohet, ndaj shefi i kompanisë, Fabrice Cambolive pret që kjo të ulë koston e e-veturave – si për blerësit ashtu edhe për prodhuesit.
“Me biznesin tonë të automjeteve elektrike Ampera, ne jo vetëm që do të jemi në gjendje të reduktojmë më tej kostot e e-makinave, por edhe kostot fikse të kompanisë sonë”, tha Cambolive.
Renault aktualisht po kalon një transformim dhe planifikon të ndahet në disa pjesë të pavarura. Seksioni i makinave elektrike dhe softuerëve të Ampera pritet të shkëputet në gjysmën e dytë të vitit dhe më pas të dalë në publik, shkruan Katror.info.
Cambolive pret që reduktimet e kostos ta bëjnë Renault më konkurrues në tregun e automjeteve elektronike, duke kaluar kursimet te klientët. Grupi është duke punuar në një ofertë e-makine për 25,000 euro.
Çmimi i shitjes së versionit të ri elektrik të modelit të automjetit R5 duhet të jetë gjithashtu më pak se 30 mijë euro./Katror.info