Riga Kallaba është një vajzë kosovare me prejardhje nga Kamenica, po që vepron në Chicago, Illinois në SHBA.
Karrierën si futbolliste e ka nisur qysh në moshë të hershme, duke luajtur në klube të ndryshme, përfshirë FC United Girls Academy 07, Ekipin e Shtetit të Illinois x5, Ekipin Rajonal të Midwest.
Së fundmi në rrjetin social Twitter ajo njoftoi personalisht se është ftuar të luaj në kombëtaren e Kosovës U-16 në futbollin e vajzave.
“Jam shumë e nderuar t’iu njoftoj se jam ftuar në Kombëtaren e Kosovës! Të jem në gjendje ta përfaqësoj vendin tim të bukur është ëndërr që po realizohet! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin tek unë! Kosovë, shihemi së shpejti”, shkroi Riga.
I am so honored to announce that I have been called up for the Kosovo National Team! Being able to represent my beautiful country is a dream come true! Thank you to everyone for supporting and believing in me! Kosova, see you soon 💙💛 pic.twitter.com/3HEdwuoao8— Riga Kallaba (@RigaKallaba) February 28, 2023