Sot ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher dhe ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Matching Skills to Jobs”, shkruan albinfo.ch.
Mbështetja e sistemit të arsimit profesional dhe trajnimit është shumë e rëndësishme për forcimin e fuqisë punëtore të vendit dhe nxitjen e rritjes ekonomike.
Angazhimi afatgjatë i Zvicrës është shumë i rëndësishëm për sigurimin e suksesit dhe qëndrueshmërisë së sistemit VET (Edukim Profesional & Trajnim) në Kosovë./Katror.info