Këngëtarja e njohur Rihanna, është bërë gruaja më e ndjekura në Twitter, pasi ka kaluar Katy Perry-n.
Këngëtarja e hitit ‘Lift Me Up’ tani ka 108,278,326 ndjekës në Twitter– gjë që e bën atë gruan më të ndjekur në botë dhe llogarinë e katërt më të ndjekur ndonjëherë.
Aktualisht, konkurrentët e saj më të afërt janë Justin Bieber, i cili renditet i treti me 113,171,252 ndjekës dhe Barack Obama, llogaria e dytë më e ndjekur, me 132,941,739 ndjekës.
Elon Musk – i cili u bë pronar i Twitter tetorin e kaluar, është në vendin e parë, me 134,341,896 ndjekës.
Më parë, ishte këngëtarja Katy Perry ajo që mbante titullin e gruas më të ndjekur në platformë. Tani me 108,258,344 ndjekës, ajo renditet si llogaria e pestë më e ndjekur në Twitter në mbarë botën./Katror.info