Njësia A5 e termocentralit Kosova A, është rikthyer në operim.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A. Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës u shpreha mirënjohjen e pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5, si dhe për prodhimin me tri njësitë njëkohësisht përkundër sfidave”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook./Katror.info