Këngëtarja e mirënjohur Anjeza Shahini në një intervistë televizionin ABC News rrëfeu jetën e saj si artiste, bashkëshorte dhe si nënë pas një shkëputje 10-vjeçare nga skena shqiptare.
Ajo u shpreh se ka qenë larg ekranit, por jo pasionit të muzikës. Ndër të tjera tha se gjatë periudhës së pandemisë ka rritur që të krijojë bandën e saj muzikore të quajtur “Ani & The Cranes”.
“Në këto 10 vite unë vërtetë kam qenë larg skenës, por jo pasionit të muzikës. Këndimi vjen nga shpirti, unë mundohem të ndihmoj artistët që duan të jenë në rrugën e artit. Kjo ka qenë një dëshirë e imja që unë të kisha lidhje të përhershme me muzikën edhe në një vend të huaj,” u shpreh ajo.

“Pak para pandemisë bashkë me një mikun tim baterist filluam të shkruanim këngë dhe më pas arritëm që të krijonin një bandë muzikore. Isha e lumtur të nisja diçka vetë në një vend të huaj. Krijova një bandë muzikore “Ani & The Cranes”. Tani kam studion ku trajnoj artistë të tjerë, por edhe njerëz që e duan muzikën. Për sa i përket emrit të grupit muzikor, duke qenë që nuk doja të përziheshin me emrin tim, vendosëm që emri i bandës të ishte “Ani & The Cranes”.
Ajo ka folur për ëndrrën e tanishme.
“Ëndrra ime e madhe po fokusohet te vajza ime. Edhe për veten kam ëndërr që pasionoi im të mos bjerë për muzikë dhe të kem mundësi që të sjell diçka të mirë për publikun, sidomos për atë shqiptar. Në mënyrë që nesër edhe vajza të rritet të jetë krenare për atë që shikon”, u shpreh Anjeza Shahini.
Në vitin 2003, Anjeza si 17 vjeçare u paraqit në Festivalin e Këngës ne RTSH, se bashku me 29 pjesëmarrës të tjerë. Aty ajo konkurroi me këngën Imazhi Yt dhe pas fazës gjysëm finale arriti te fitoje çmimin e parë nëpërmjet votimit të publikut.
Ajo një vit më pas, në 2004 përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Eurovizion me këngën Imazhi Yt, dhe arriti pozicionimin të lartë./Katror.info